AKTUALITET /

Në grevë prej 12 ditësh, minatorët kërkojnë njohjen e Sindikatës dhe kontratën kolektive, 'TETE Albania' hesht

Minatorët akuzojnë “TETE Albania” për hakmarrje me shkarkime kolektive të padrejta dhe presion ndaj punëtorëve që protestojnë.

Shkruar nga Versus
Në grevë prej 12 ditësh, minatorët kërkojnë
Minatorët e Spaçit në protestë

Minatorët e Spaçit kanë hyrë në ditën e 12-të të protestës për të kërkuar kushte më të mira pune, njohjen e sindikatës së tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive nga kompania turke “TETE Albania”, që administron minierën e bakrit.

Rreth 70 punëtorë janë mbledhur para hyrjes kryesore të kompanisë, duke bojkotuar punën dhe duke paralajmëruar përshkallëzim të grevës deri në një reagim zyrtar nga kompania.

Minatorët akuzojnë “TETE Albania” për hakmarrje me shkarkime kolektive të padrejta dhe presion ndaj punëtorëve që protestojnë.

Sipas tyre, vendimi për largime është komunikuar edhe përmes telefonit, një veprim që e konsiderojnë të paligjshëm dhe një shkelje të të drejtës për të protestuar.

Kompania, nga ana tjetër, refuzon të ulet në bisedime, duke argumentuar se sindikata nuk përmbush kriteret ligjore.

Megjithatë, minatorët insistojnë se kërkesat e tyre janë të drejtë ligjore dhe paralajmërojnë përshkallëzim të veprimeve, përfshirë edhe grevën e urisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Protesta vazhdon me synimin për të siguruar dialog dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve./Versus.al

Poll