AKTUALITET /

Në prag të protestës, hiqet porta në plazhin e Kakomesë! Prej vitesh bllokonte qytetarët

Shkruar nga Versus

Në prag të protestës, hiqet porta në plazhin e

Porta e vendosur që prej vitit 2023 në plazhin e Kakmoesë ku qytetarë vendas e turistë të huaj detyroheshin të paguanin për të shkuar më pas në plazh, është hequr ditën e sotme.

Këto veprime vijnë në kuadër të protestës të thirrur për ditën e dielë në orën 12:00 në këtë zonë ku qytetarët hasnin vështirësi për të aksesuar plazhin.

Ende nuk dihet se kush e ka urdhëruar heqjen e portës, por bie në sy fakti se është hequr pak ditë para prtoestës të së dielës dhe ndërkohë që vendi ‘zien’ nga protestat kundër qeverisë dhe zaptimit të vijës bregdetare. Versus.al

Poll