AKTUALITET /

Një autor i dytë në vrasjen e 14 vjeçarit? Reagon policia: Ja çfarë tregojnë hetimet e deritanishme

Sipas policisë, nga pamjet filmike të sekuestruara dhe nga dëshmitë e dhëna nuk ka prova të përfshirjes së personave të tjerë.

Shkruar nga Versus

Një autor i dytë në vrasjen e 14 vjeçarit? Reagon policia:

Pas lajmeve të publikuara në media lidhur me veprimet hetimore të policisë lidhur me vrasjen e 14 vjeçarit tek shkolla 9 vjeçare “Fan Noli”, ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga ana e forcave blu.

Në reagim thuhet se nga hetimet e deritanishme nuk ka prova për përfshirjen e një personi të dytë në vrasjen e 14 vjeçarit M.C dhe plagosjes së shokut të tij. Babai i këtij të fundit deklaroi mbrëmë se djali i kishte thënë se ishin goditur edhe nga një person tjetër.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit vëren se burime të caktuara janë angazhuar në një fushatë mediatike dizinformimi, lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit nga një bashkëmoshatar i tij, në një distancë rreth 200 metra nga shkolla "Fan Noli" në Tiranë.

Policia e Shtetit disponon dëshmi të personave të përfshirë në konflikt dhe pamje filmike në afërsi të vendit të ngjarjes ku ka ndodhur tragjedia dhe në kushtet e ndalimit ligjor për publikimin e tyre, informon  opinionin publik se nga hetimet e deritanishme nuk implikohet n autor i dytë i përfshirë në këtë ngjarje.

Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj në funksion të së vërtetës e të shërbimit deri në fund të drejtësisë, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.

Nga ana e Policisë Gjyqësore në drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime intensive per zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe individualizimin e përgjegjësive penale të personave konkretë. Sipas Policisë së Shteti çdo keqpërdorim i tragjedisë së humbjes së nj jete, nga ana e mediave, dëmton sekretin hetimor dhe dizinformon opinion publik. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: