AKTUALITET /

Çokollatat me insekte në supermarketet “Diambe”, Prokuroria e Durrësit nis hetimet!

Shkruar nga Versus

Çokollatat me insekte në supermarketet “Diambe”,

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas denoncimeve se në supermarketet "Diambe" janë shitur çokollata me insekte brenda.

U zbuluan se në çokollatën “Talarki Money Euro” 100 g, që në pamje ngjan me monedha euro, por brenda tyre rriten insekte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime në magazinën e supermarketit “Diambe” në Katund të Ri, Durrës, ku përveç bllokimit të produktit, janë marrë katër mostra të çokollatës për analiza laboratorike pranë ISUV, për të parë mbi ngarkesën mikrobilogjike të saj.

Rasti u regjistrua si procedim penal kryesisht më 11 nëntor, pas publikimeve në media dhe njoftimeve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Hetimet po kryhen për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, parashikuar nga neni 288 i Kodit Penal.

Aktualisht, prokuroria po mbledh provat e para dhe pritet të marrë në pyetje administratorët e kompanisë “Diambe” dhe përgjegjësit e furnizimit.

AKU njoftoi se çokollatat janë importuar nga Polonia, ndërsa kushtet e papërshtatshme të ruajtjes dyshohet të kenë favorizuar zhvillimin e insekteve.

Poll