AKTUALITET /

“Parkimi dysh do konsiderohet vepër penale”, Proda paralajmëron shoferët: S’do ketë tolerim

Shkruar nga Versus

“Parkimi dysh do konsiderohet vepër penale”, Proda

Gjatë një konference për shtyp ku njoftoi shkarkimin e kupolës drejtuese të Shkodrës për ndërtimet pa leje, drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pati edhe një njoftim për drejtuesit e mjeteve.

Ai tha se kushdo që parkon në mënyrë të dyfishtë duke e pushuar mjetin në rrugë, do të procedohet njëjtë sikur ka kryer vepër penale duke nënvizuar se rruga është për të qarkulluar dhe jo për të parkuar, pavarësisht vështirësisë për të gjetur parkime.

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do konsiderohet më si një shkelje e lehtë thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cënon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Në raste të caktuara do kryhen veprime hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të kodit penal. Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet me çdo kusht. Me gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është së pari i këmbësorëve dhe me gjithë vështirësitë për parkim, rruga është për të qarkulluar dhe jo për të parkuar në të”- tha Proda. Versus.al

 

Poll