AKTUALITET /

PD fiton bindshëm në Kukës, 7900 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend

Pas 24 orësh janë numëruar 139 kuti në qarkun e Kukësit, ku PD ka fituar me 18934 vota, duke krijuar një diferencë të thellë. Ndërkohë PS ka marrë 10970 vota. Ndiqet nga PSD me 5061 vota.Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 227 vota deri më tani.

Shkruar nga Versus

PD fiton bindshëm në Kukës, 7900 vota më shumë se PS!

Sipas të dhënave përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PD ka siguruar shumicën e votave në bashkitë e Kukësit, duke lënë pas Partinë Socialiste, e cila nuk ka arritur të përmbysë epërsinë tradicionale të së djathtës në këtë zonë.

Pas 24 orësh janë numëruar 139 kuti në qarkun e Kukësit, ku PD ka fituar me 18934 vota, duke krijuar një diferencë të thellë.

Ndërkohë PS ka marrë 10970 vota. Ndiqet nga PSD me 5061 vota.Shqipëria Bëhet ka mundur të marrë vetëm 227 vota deri më tani.

PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.

Rezultati konfirmon Kukësin si një nga bastionet e Partisë Demokratike, ku elektorati ka ruajtur besnikërinë ndaj kësaj force politike edhe në zgjedhjet e 11 majit. PD pritet të marrë 2 mandate, ndërsa PS mbetet me 1 mandat, sipas projeksioneve të fundit. /Versus.al/

Poll