AKTUALITET /

"Pentito" i dosjes së Laert Haxhiut përfiton nga vendimi i GJKKO, jepen dënimet për anëtarët e grupit

Shkruar nga Versus
"Pentito" i dosjes së Laert Haxhiut përfiton nga vendimi i
Kristi Bixheku dhe Artan Tafani

Sot Gjykata e Posaçme dha dënimet për të pandehurit e njërit prej fraksioneve të të dënuarit me burg të përjetshëm, Laert Haxhiu. I penduari i drejtësisë Artan Tafani u dënua me 2 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe nga statusi i bashkëpunëtorit.

Ndërsa Kristi Bixheku i cili u shpall fajtor për shpërthim me tritol, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje, u dënua me 2 vite e 4 muaj burg duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar pavarësisht se SPAK kishte kërkuar dënim me 8 vite burg.

Ndërkohë, për fraksionin tjetër të dosjes së Laert Haxhiut vijon gjykimi në themel ku janë thirrur edhe dëshmitarë, mes të cilëve edhe reperi Noizy. Versus.al

Poll