AKTUALITET /

Po punonte në një stallë, vrit*t shqiptari në Greqi, shpallet në kërkim pronari grek

Trupi u gjet në lagjen Bournia të Kalamatës.

Shkruar nga Versus

Po punonte në një stallë, vrit*t shqiptari në Greqi,

Një burrë është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Messinia, pasi është qëlluar me armë zjarri, raporton media greke ProtoThema.

Sipas njoftimit, viktima është gjetur i vrarë brenda një ambienti bujqësor/stalle, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Ndërkohë që pronari grek është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesë.

Policia greke po shqyrton të gjitha pistat, përfshirë edhe atë të një konflikti të mundshëm personal, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur prova materiale për ekspertizë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit./Versus.al

Poll