AKTUALITET /

Prej ditësh i zhdukur, 'postieri i kriptomonedhave' u rrëmbye në Tiranë! Arrestohet një person, autori në kërkim

Policia po punon për të kapur Armand Shakajn, i cili dyshohet të jetë personi që mori peng Koçin.

Shkruar nga Versus
Prej ditësh i zhdukur, 'postieri i kriptomonedhave' u
Eglant Koçi

Prej pesë ditësh, një 35 vjeçar i identifikuar si Eglant Koçi është zhdukur pa lënë gjurmë në Tiranë. Policia ka njoftuar së fundmi se pas hetimeve të kryera, dyshohet se Koçi është marrë peng nga Armand Shakaj i cili është shpallur në kërkim.

Ndërsa është arrestuar Enea Zyferi i cili dyshohet si person që ka dijeni për ngjarjen dhe e ka përkrahur Shakajn për pengmarrjen e Koçit. 

Pas analizës së pamjeve filmike, policia raportohet të ketë arritur në këtë përfundim pasi motori i të riut është gjetur tek nënstacioni 5 Maji në Tiranë. Një person i panjohur e ka lënë aty motorin e 35 vjeçarit ndërsa ky i fundit është parë për herë të fundit tek sheshi Wilson. Deri më tani polici nuk ka informacione për vendndodhjen e tij. 

Koçi mësohet se ishte postieri që shkonte në zyrat përkatëse për të këmbyer kriptomonedhat me lekë “cash”. Versus.al

Poll