AKTUALITET /

Prej vitesh në kamp në Siri, merr fund makthi për të miturën Eva Dumani

Shkruar nga Versus

Prej vitesh në kamp në Siri, merr fund makthi për të

Një vajzë e mitur e quajtur Eva Dumani është arritur të transportohet për në Shqipëri pas shumë viteve qëndrimi në një kamp në Siri. E mitura disa vite më parë nuk pranoi të vinte në Shqipëri gjatë operacionit falë të cilit u soll në Shqipëri vëllai i saj. Në këtë operacion që ka zgjatur disa javë, është përfshirë Drejtoria në Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, zyrtarë të Antiterrorit të ndihmuar nga autoritetet turke.

Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme nga Turqia në aeroportin e Rinasit. Eva dhe Endri Dumani, ishin dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, pas rënies së shtetit islamik.

Ata mbetën të vetëm pasi gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ndërroi jetë.

Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.

“Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”, shkruante ai. Shkëlzen Dumani mbeti i vrarë gjatë luftimeve si pjesë e ISIS, ndërsa Eva dhe Endri të mbetur jetim paguan me plot vuajtje, koston e kësaj çmendurie të babait të tyre.Versus.al

Poll