Seanca gjyqësore ndaj Ilir Meta është shoqëruar edhe me momente komunikimi direkt nga salla e gjyqit, teksa trupa gjykuese ishte tërhequr për të shqyrtuar kërkesat e paraqitura nga palët.
Gjatë ndërprerjes së seancës, deputeti i Partia Demokratike, Bujar Leskaj, iu drejtua Metës nga salla me pyetjen:
“President, si je? Je i fortë?”
Nga kafazi i qelqtë i sigurisë, Ilir Meta u përgjigj:
“Jam mirë, jam i fortë.”
Më pas, ish-presidenti tentoi të përshëndeste edhe deputetin Flamur Noka dhe mbështetës të tjerë të pranishëm në sallë, por zëri i tij nuk u dëgjua qartë për shkak të izolimit akustik të kafazit.
Duke iu afruar xhamit, Meta tha me ironi:
“Akustika, akustika… xhami.”

