AKTUALITET /

Prokuroria e Vlorës sekuestron tokat me vlerë 5 mln euro: Ishin falsifikuar dokumentet e pronësisë

Shkruar nga Versus

Prokuroria e Vlorës sekuestron tokat me vlerë 5 mln euro: Ishin

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 2 sipërfaqe të mëdha tokash të cilat kapnin vlerën e 5 milionë eurove.

Sipas njoftimit, pas hetimeve në ngarkim të K.B i cili ishte denoncuar nga K.M për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, u zbulua se ky person kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2.

Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:

- Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe

- Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve  H.B, I.B, K.B, S.B. Versus.al

Poll