AKTUALITET /

Protesta e 41-të për dorëheqjen e Veliajt, procedohen penalisht 7 persona, mes tyre Këlliçi e Balliu

Ata akuzohen se kanë se kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur një automjet në mes të rrugës që kalon pranë bashkisë.

Shkruar nga Versus
Protesta e 41-të për dorëheqjen e Veliajt, procedohen penalisht 7
Foto nga protesta e djeshme e opozitës para bashkisë Tiranë

Tiranë- Policia ka nisur procedimin penal për 7 persona lidhur me protestën e zhvilluar dje nga ana e opozitës para bashkisë së kryeqytetit ku për të 41-tën herë kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt nga posti i kryetarit.

Mes të proceduarve është edhe ish-kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe ish-deputeti Klevis Balliu.

“A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”- thuhet në njoftimin e policisë për personat nën hetim.

Ata akuzohen se kanë se kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur një automjet në mes të rrugës që kalon pranë bashkisë.

Protestat e PD ku kërkohej dorëheqja e kryebashkiakut nisën që pas arrestimit të ish-drejtorëve të bashkisë për atë që njihet si ‘afera 5 D’. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: