AKTUALITET /

Qeveria anulon tenderin e Thumanë-Kashar, Balluku: Fondi 225 milionë euro do të kalojë për “Paktin për Universitetin”

Sipas saj, qeveria po shqyrton mundësinë që ky aks të përfshihet në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, duke u integruar në një plan më të gjerë zhvillimor.

Shkruar nga Versus

Qeveria anulon tenderin e Thumanë-Kashar, Balluku: Fondi 225 milionë

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bërë me dije sot në një deklaratë për shtyp se qeveria ka vendosur të ndërpresë procedurën e partneritetit publik privat (PPP) për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar, një projekt me vlerë 225 milionë euro.

Sipas ministres, kjo vendimmarrje lidhet me riadresimin e buxhetit të parashikuar për këtë projekt drejt zbatimit të “Paktit për Universitetin”, me synim përmirësimin e infrastrukturës arsimore, si asaj fizike ashtu edhe dixhitale. “Hapësirën e konsiderueshme fiskale të këtij projekti, qeveria do ta dedikojë në funksion të angazhimeve të Paktit për Universitetin”, deklaroi Balluku.

Megjithatë, ministrja sqaroi se kjo nuk do të thotë se po hiqet dorë nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, i cili konsiderohet një segment i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore kombëtare. Sipas saj, qeveria po shqyrton mundësinë që ky aks të përfshihet në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë-Durrës, duke u integruar në një plan më të gjerë zhvillimor.

" Ky aks ka një rëndësi shumëfishe dhe ne jemi duke studiuar përfshirjen e tij: në projektin e zgjerimit të rrugës Tiranë - Durrës ku bën pjesë edhe rindërtimi i rrugës Tiranë - Ndroq - Plepa në fazën e parë si dhe ndërtimi i rrugës Kashar – Rrogozhinë në fazën e dytë.


Ideja është që pikërisht këtij aksi, pra Kashar – Rrogozhinë t'i shtohet dhe aksi Thumanë – Kashar, i cili garanton qoftë hyrjen e shpejtë në Tiranë nga veriu qoftë një lidhje shumë me të shpejtë midis veriut dhe jugut gjatë sezonit turistik", tha Balluku./Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: