AKTUALITET /

Rrëzohet kërkesa për revokim mase për Erion Veliajn dhe Elman Abulen

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 veprime hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Shkruar nga Versus
Rrëzohet kërkesa për revokim mase për Erion Veliajn dhe
Elman Bule/ Erion Veliaj

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të GJKKO për çështjen e kryetarit të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmenit Elman Bule ka përfunduar. 

Gjatë seancës, gjykata u njoh me informacionin dy mujor dhe hetimor të kryera nga SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këto momente janë realizuar 114 veprime hetimore, duke përfshirë kontrollin e celularëve të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

Sa i përket masës së sigurisë, nuk ka patur ndryshim as për Veliajn i cili do vazhdojë të qëndrojë në  burg dhe as për biznesmenin Elman Bule i cili do të vazhdoje të qëndrojë në 'arrest shtëpie'. 

Veliaj prej dy muajsh mbahet i izoluar në ambientet e paraburgimit të Durrësit i akuzuar për veprat penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Kryebashkiaku i Tiranës kërkuar gjykatës që të njihet me dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) si dhe ka kërkuar që ndaj tij të hiqet masa e sigurisë “arrest me burg” dhe të caktohet një tjetër masë lehtësuese sigurie./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: