
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u nxor nga kafazi prej xhami gjatë seancës gjyqësore për dosjen e Sterilizimit që zhvillohet sot në GJKKO. Beqaj u ul në një vend me avokatin e tij pasi kishte hyrë nga korridori ku zakonisht hyn publiku.
Kjo vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Beqajt për të dalë nga kafazi me argumentin se nuk mund të bënte një mbrojtje efektive. Ndërsa e njëjta kërkesë i është refuzuar ish-presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Versus.al

