
Në orën 10:00 të ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme nisi seanca e shqyrtimit të kërkesës së bërë nga Ajola Xoxa bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliajt dhe vëllai i këtij Arbër Veliajt për kthimin e pajisjeve të sekuestruara nga SPAK gjatë kontrolleve të bëra më 6 dhjetor. Versus.al mëson se Arbër Veliajt sipas avokatëve i është sekuestruar një laptop dhe 5 blloqe shënimesh
Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Atalanta Zeqiri rrëzoi kërkesën e Xoxës dhe Arbër Veliajt. Sipas avokatëve të Xoxës dhe Arbër Veliajt, kontrollet e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë bërë në shkelje të ligjit procedurial dhe në mungesë të një shkaku të ligjshëm. Lidhur me këtë ankim, në Apelin e GJKKO është caktuar si gjyqtare e shqyrtimit të saj Ilirjana Olldashi, por ende nuk ka një datë për datën se kur do mbahet seanca.
Kontrollet u zhvilluan më datë 6 dhjetor në kompaninë “Harabel” të bashkëshortes së Veliajt ku u sekuestrua edhe një shumë e konsiderueshme parash , po ashtu edhe në kompaninë “Gogël” të vëllait të kryebashkiakut. Raportohet se SPAK po bën një hetim pasuror ndaj Veliajt. Versus.al








