AKTUALITET /

Sherr me thika dhe sëpata në Shkodër, një i plagosur

Sipas njoftimit të uniformave blu shtetasi me inicialet V.D ka goditur me thikë 33 vjeçarin me inicialet P.G i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus
Sherr me thika dhe sëpata në Shkodër, një i plagosur
Pamje nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës, pranë sheshit “Prekë Cali”, ku një sherr mes të rinjsh ka degjeneruar në dhunë fizike ku janë përdorur edhe thikat e sëpata.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë përplasjes janë përdorur thika dhe një sëpatë, ndërsa njëri prej të rinjve ka mbetur i plagosur. Ai ka arritur të shkojë vetë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të përfshirë në ngjarje.

Njoftim i policisë:

Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. G., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar./Versus.al

Poll