AKTUALITET /

Sherri për një fletë votimi, arrestohet vëzhguesi që dhunoi sekretarin e KZAZ 30, një tjetër në kërkim

Në pranga ka rënë 26 vjeçari me iniciale Rei Nozlli, ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Shkruar nga Versus

Sherri për një fletë votimi, arrestohet vëzhguesi që

Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili dyshohet i Partisë Socialiste, që ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ 30, Remzi Mehmeti me grushte e shqelma brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave.

Në pranga ka rënë 26 vjeçari me iniciale Rei Nozlli, ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit;

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll