
Gjatë mbledhjes së mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, anëtarët e institucionit u përfshinë në debate të ashpra me njëri-tjetrin. Protagonistë të përplasjes kanë qenë kryetarja e KLP, Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani.
Shkak për këtë debat ka qenë një vendim i marrë më 2 prill për hapjen e vendeve vakante në KLP drejt Kuvendit. Kryetarja kërkoi rikthimin e vendimit për shqyrtim, ndërsa kjo gjë u kundërshtua nga Stojani i cili pretendoi se Bogdani dhe anëtarë të tjerë të KLP nuk kanë formimin e duhur për institucionin që njihet ndryshe si ‘’qeveria’’ e prokurorëve të Shqipërisë.
Debati:
Stojani: S’ka gjë më ordinere se kjo. Ky është një problem konceptual.
Bogdani: Unë e rikthej për diskutim.
Stojani: Po nuk rrëzohet një diskutim, moj!
Bogdani: Unë kështu e gjykova. Kush je ti që më tregon mua?
Stojani: Po kush je ti, moj?
Bogdani: Po mbase jam çmendur unë.
Stojani: Po je çmendur, moj, je çmendur. Versus.al

