AKTUALITET /

"S'ka shërbime në kadastër pa siguruar banesat nga tërmetet", ligji i ri për pronat në proces legalizimi

Shkruar nga Versus

"S'ka shërbime në kadastër pa siguruar banesat nga

Çmimet e reja të referencave për apartamentet dhe banesat në vend do të jenë gati në vjeshtë të këtij viti në mënyrë që në janar të mund të zhvillohet procesi i rivlerësimit.

Rivlerësimi i pronave do të jetë i pesti në 14 vitet e fundit dhe zakonisht bëhet në prag të zgjedhjeve elektorale. Qytetarët do të informohen mbi dokumentacionin që do duhet të zotërojnë në mënyrë që të vijojnë më tej me formalizimin e pasurisë.

Përfitimi i pronarëve është i prekshëm në rastin kur duan ta shesin pronën e tyre, ta dhurojnë apo ta përdorin si garanci kredie duke qenë se tashmë vlera e pronës mund të jetë më e madhe. Çmimi i referencës u jep fund edhe vlerësimeve fiktive në tregun e pasurive të paluajtshme. Por me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të referencës pritert që në disa raste të ketë rritje çmimesh për banesat në zonat urbane dhe turistike kryesisht në bregdet.

Një tjetër risi do të jetë edhe sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet me kontratë të rinovuar për çdo vit. Në nenin 5 të detyrimit për sigurimin e banesave thuhet se ata banesa që janë në proces legalizimi dhe nuk kanë kontratë të sigurimit nga tërmetet, nuk do përfitojnë shërbime kadastrale. Versus.al

Poll