
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një sasi prej 3984 kg bimësh të thata të miksuara në subjektin ''Merja'' në pronësi të Ylli Merjas në Shkozë të Tiranës.
Kontrolli u bë pas një denoncimi të ardhur dhe u zbulua se bimët nuk kishin etiketë, afat përdorimi apo informacion mbi origjinën dhe përbërjen e tyre
Në njoftimin e AKU thuhet se si pasojë e këtyre gjetjeve, trupa inspektuese vendosi bllokimin e menjëhershëm të produkteve. Për veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, subjekti u gjobit me 200 mijë lekë, ndërsa për mungesën e sistemit të vetkontrollit gjatë përgatitjes së miksimeve, u vendos një gjobë shtesë prej 100 mijë lekësh.
AKU thekson se veprimet janë marrë për të garantuar sigurinë e produkteve bimore dhe përputhshmërinë me ligjin. Versus.al

