AKTUALITET /

Tenderi 2.8 mln lekë i uniformave të policisë, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen

Hetimi për këtë procedurë nisi pas kallëzimit të bërë në vitin 2021 nga ish-deputetët Halit Valteri dhe Myslim Murrizi

Shkruar nga Versus

 

Tenderi 2.8 mln lekë i uniformave të policisë, Gjykata e

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për çështjen e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit dhe ka urdhëruar rigjykimin e saj nga një trupë tjetër gjykuese.

Vendimi lidhet me dosjen e shumëpërfolur të prokurimit me fond limit prej 2.8 miliardë lekësh, ose rreth 25 milionë euro, për blerjen e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit.

Në këtë proces janë përfshirë ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, si dhe Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Aurora Mulla, Kleivis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Gëzim Mingaj, Fatmir Demneri dhe Mariglen Buzali, të cilët më herët ishin shpallur fajtorë për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimi për këtë procedurë nisi pas kallëzimit të bërë në vitin 2021 nga ish-deputetët Halit Valteri dhe Myslim Murrizi. SPAK ngriti akuza ndaj zyrtarëve, duke pretenduar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me ish-drejtoreshën Naqellari kishin shkelur rregullat e prokurimit publik, duke favorizuar operatorin fitues dhe duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shtetit.

Në fund të vitit 2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi të pandehurit me nga një vit burg, dënime që u reduktuan për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për disa prej tyre, masat e dënimit u konvertuan në shërbim prove. Më pas, vendimi i fajësisë u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Megjithëse të dënuarit kanë përfunduar shlyerjen e dënimeve, ata vijojnë të jenë subjekt i ndalimit për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare.

Me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, çështja rikthehet për shqyrtim në Apelin e Posaçëm, ku do të rigjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

U gjetën të kultivuara 7446 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pezullon nga detyra Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër, Shefin e Stacionit të Policisë Velipojë dhe Ndihmësspecialistin e Policimit në Zonë, përgjegjës për territorin ku u gjetën bimët.Versus.al

 

Poll