
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka hequr nga tregu disa lloje biskotash që shiteshin në dyqanet “Rossmann & Lala”. Shkak janë bërë gjetjet e toksinave të mykut në këto produkte.
Konkretisht do të hiqen nga tregu llojet e biskotave “EnerBio Dinkel” dhe “Waffeln Natur”.
Tërheqja është bërë me kërkesë të kompanisë “Dirk Rossmann GmbH” në Gjermani dhe është marrë nga subjekti “Rossmann & Lala” në Shqipëri si masë parandaluese, pas dyshimeve për tejkalim të nivelit të lejuar të mykotoksinave.
Sipas njoftimit, produkti është tërhequr nga të gjitha pikat e shitjes, pa dallim date skadence. Versus.al

