AKTUALITET /

Tragjedi në liqenin e Shkodrës: Mbytet kapiteni i anijes teksa përpiqej të shpëtonte dy turistë (EMRI)

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 16:32, Salla Operative ka marrë sinjalizimin se në ujërat e liqenit është mbytur kapiteni i një anije turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në liqenin e Shkodrës: Mbytet kapiteni i anijes teksa

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rreth orës 16:32, Salla Operative ka marrë sinjalizimin se në ujërat e liqenit është mbytur kapiteni i një anije turistike në pronësi të Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç.

Dyshohet se ai është hedhur në ujë për të ndihmuar dy turistë që ndodheshin në rrezik, por për fat të keq ka humbur jetën.

Ndërkohë, të dy turistët janë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi A. A., 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Versus.al

 

 

 

 

 

Poll