
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia ish-efektivin e policisë Jeton Lami duke e dërguar në arrest shtëpie për ngjarjen e disa ditëve më parë në Kamëz ku iu vu eksploziv biznesit të shtetasit Saimir Sina.
Në detyrim paraqitje u la Florin Domi që ofroi edhe garanci pasurore, 600 mijë lekë të reja ndërsa nuk ndryshoi masa e arrestit në burg për Flogert Mzhika.
Ndërkohë mbetet në kërkim Ervis Lami që prej rreth një viti ka një tjetër masë arresti në mungesë për disa armë që iu gjetën në banesë.
Policia njoftoi se arsyeja e vendosjes së lëndës eksplozive që shkaktoi dëme të konsiderueshme në biznes është një gjobëvënie prej 500 000 eurosh, që autorët i kishin vendosur pronarit të godinës Saimir Sina, ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte./Versus.al
