AKTUALITET /

U arrestua dy ditë më parë, lirohet avokati Ulian Bajrami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm

Ai është lënë i lirë sot dy ditë pasi u ndalua për shkak të dyshimeve se kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit.

Shkruar nga Versus
U arrestua dy ditë më parë, lirohet avokati Ulian Bajrami!
Ulian Bajrami

Prokuroria e Elbasanit ka vendosur lirimin e menjëhershëm të avokatit Ulian Bajrami.

Ai është lënë i lirë sot dy ditë pasi u ndalua për shkak të dyshimeve se kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit.

Sipas raportimeve, gjatë seancës dhe teksa po kundërshtonte provat e prokurorit, Bajrami i tha atij se “do të merrem personalisht me prokurorin dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore”.

Kjo deklaratë u interpretua më pas në forma të ndryshme, por u bë shkasë për mbajtjen e tij në paraburgim.

Kundër arrestimit të gjyqtarit dolën një sërë institucionesh dhe figura publike në vend, përfshirë edhe Domën e Avokatisë që njoftoi një bojkot pesë ditor të seancave.

Poll