AKTUALITET /

U dënua për dosjen "Toyota Yaris", ish-kryeprokurori i Vlorës lirohet nga burgu 1 vit para shlyerjes së dënimit

Shkruar nga Versus

U dënua për dosjen "Toyota Yaris", ish-kryeprokurori i

Ish-kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka i cili u dënua për korrupsion, së fundmi u lirua nga qelia e burgut edhe pse i kishte mbetur edhe një vit nga dënimi i dhënë për dosjen Toyota Yaris.

Gjyqtari Florjan Kalaja mori vendimin e lirimit të Zarkës duke pranuar kërkesën e avokatit të ish-prokurorit.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më 20 maj të 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar deklaroi fajtor ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjet penale që lidhen me dosjen e quajtur “Toyota Auris” si dhe në çështje të tjera penale të prokurorisë që ai drejtonte.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj, vendosi dënimin e Zarkës me 4 vjet burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, u caktua masa përfundimtare me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Sipas gjykatës, Zarka ka qenë  fajtor për korrupsion aktiv dhe pasiv në 2 raste dhe në tre raste të tjera për  ushtrim ndikimi të paligjshëm. Asokohe, prokurori i çështjes, Klodian Braho, më 15 prill të 2025 kërkoi dënimin e Zarkës me 4 vjet e 6 muaj burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, masën përfundimtare me 3 vjet heqje lirie. Versus.al

Poll