Jani Aliaj, 49-vjeç, shqiptar dhe i njohur në botën e krimit, u vra dje në Burgun e Koridhalos nga një i burgosur grek, i cili hyri në qelinë e tij dhe e qëlloi me thikë deri në vdekje.
Sipas mediave greke, Aliaj kishte shpëtuar më parë nga një tentativë për vrasje rreth gjashtë muaj më parë në të njëjtin burg. Ai ishte arratisur një herë nga një tjetër burg, por më pas ishte arrestuar sërish nga autoritetet greke.
Përveç kësaj, ai ishte në shënjestër të rivalëve të tij dhe kishte qëndruar edhe në një qeli me një polic të akuzuar për drogë.
Aliaj ishte i dënuar përjetë në Greqi për vrasjen e një bashkëkombësi, plagosje të rënda dhe armëmbajtje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.
Ai ishte gjithashtu i dënuar në mungesë në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços, më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë./Versus.al


