AKTUALITET /

U v*a për një kanal vaditës, publikohet fotoja e viktimës, Besmir Kumria

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Xhesion Toromenin, 25 vjeç. Thuhet se mes dy familjeve të autorit dhe viktimës kishte konflikte të vazhdueshme për një kanal uji. 

Shkruar nga Versus
U v*a për një kanal vaditës, publikohet fotoja e viktimës,
Besmir Kumria

Besmir Kumria është 32 vjeçari i cili u vra në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Xhesion Toromenin, 25 vjeç. Thuhet se mes dy familjeve të autorit dhe viktimës kishte konflikte të vazhdueshme për një kanal uji. 

Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Goditi me thikë një shtetas, i cili për pasojë humbi jetën; pas veprimeve të shpejta dhe profesionale të Policisë u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të DVP Fier.

Gjatë mesnatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kryekuq një shtetas i paidentifikuar kishte hyrë në një lokal dhe kishte goditur me mjet prerës shtetasin B. K., 32 vjeç (i cili ishte në shoqërinë e miqve të tij), shkuan menjëherë në adresën e dhënë.

U ngrit grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Xh. T. e ka vrarë shtetasin B. K., pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./Versus.al

 

Poll