Pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj deklaroi se çmimi i naftës është ulur me 10 lekë pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.
Ajo theksoi se çmimet e disa produkteve të shportës kanë pësuar ndryshime, veçanërisht frutat dhe perimet, të cilat sipas saj kanë shënuar rritje më të ndjeshme krahasuar me kategoritë e tjera.
Ministrja u shpreh se institucionet po kryejnë monitorim ditor të tregut për të siguruar që çmimet e reflektuara në treg të jenë në përputhje me ndryshimet më të fundit. Sipas saj, inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në nivelin 2.6%.
Ibrahimaj shtoi se rritja e çmimeve të ushqimeve është një fenomen i ndikuar edhe nga zhvillimet globale të viteve të fundit, përfshirë pasojat e luftës në Ukrainë, të cilat kanë ndikuar në rritjen e kostove në shumë vende.
Ajo gjithashtu bëri të ditur se qeveria do të vijojë të mbështesë me subvencione kategoritë në nevojë, për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve në jetesën e qytetarëve.
Ministrja Ibrahimaj:
Dje bëmë një ulje domethënës të çmimit të naftës. Në bazë ditore ne monitorojmë çmimet dhe çdo ditë me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë janë ato që reflektojnë ndryshimet e fundit.
Ditët e fundit që nga mesi i muajit mars, kemi parë një rritje të çmimeve të frutave dhe perimeve që kanë ndikuar në shportë. Inflacioni shënoi 2.6% me rritje të lehtë. Kemi monitoruar çmimet në njësi tregtare, qoftë fruta-perimet por të gjitha produktet e shportës. Reflektimi ka ndodhur në kategorinë e perimeve ndërsa kategoritë e tjera të çmimeve nuk kanë pasur rritje. Nga eksperienca e luftës së Ukrainës, në të gjithë botën u materializua një rritje e inflacionit të ushqimeve. Do të kujdesemi të subvencionojmë shtresat në nevojë./Versus.al

