AKTUALITET /

VIDEO/ “E dridhëm Shkupin burra! Mbyllet protesta për gjuhën shqipe, studentët: Faleminderit Prishtina dhe Tirana!

Mbyllet protesta e studentëve shqiptarë në Shkup për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe provimet e jurisprudencës. Protestuesit falënderuan Prishtinën dhe Tiranën për mbështetjen

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “E dridhëm Shkupin burra! Mbyllet protesta për
Ka përfunduar protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, e zhvilluar në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe në provimet e jurisprudencës.

Gjatë tubimit, protestuesit shprehën mirënjohje për mbështetjen nga Prishtina dhe Tirana, ndërsa theksuan se nisma e tyre nuk kufizohet vetëm te çështja e provimit të jurisprudencës, por do të vijojë edhe më tej.

Studentët deklaruan se “heshtja nuk është opsion” dhe i bënë thirrje institucioneve që të reagojnë ndaj kërkesave të tyre, duke paralajmëruar vazhdim të veprimeve nëse nuk ka zgjidhje.

“Mos zvarrisni e hapni plagë të reja për të harruar të vjetra. Ne jemi gati. Heshtja nuk është opsion, le ta dëgjojë çdo institucion”, u shprehën organizatorët në përmbyllje të protestës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll