
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Sipas burimeve për media ish-kreu i PD-së është thirrur nga prokurori Alfred Shehu për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimet e dosjes “21 Janari”.
I pyetur nga një gazetare për arsyen e vizitës në SPAK, Basha nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Ngjarja për të cilën po heton SPAK i përket 21 janarit 2011, kur gjatë një proteste të organizuar nga opozita e atëhershme socialiste përpara Kryeministrisë, humbën jetën katër protestues.
Në atë periudhë, Lulzim Basha mbante detyrën e Ministrit të Brendshëm.
View this post on Instagram
