Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj u paraqit sot në SPAK për zbatuar masën “detyrim paraqitje”. Por teksa hynte mes gazetarëve ‘e heshtur’, Xoxa për një moment ngatërroi hyrjen e institucionit dhe u detyrua të kthehej mbrapsht.
Xoxës i ishte caktuar masa “arrest shtëpie”, por gjykata vendosi t’ja lehtësonte duke marrë parasysh rrethanat e saj si nënë e një fëmije të mitur që duhet ta dërgojë në shkollë.
Gjer më tani të gjitha kërkesat dhe ankimet e Xoxës kundër kontrolleve të agjentëve të BKH, janë rrëzuar me vendim të gjykatës së Apelit të Posaçëm. Versus.al








