
Vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj është paraqitur sërish në SPAK ditën e sotme.
Sipas burimeve për media ai do të dorëzojë disa dokumente tek hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ai u pyet ditën e djeshme (21 gusht) rreth 5 orë nga Prokurorët e Posaçme dhe pas daljes nga ambjentet e SPAK deklaroi se kishte vajtur vullnetarisht për të për të shprehur bashkëpunimin e tij me këtë institucion.
Sipas materialeve hetimore, emri i Arbër Veliaj përmendet në disa episode të dosjes së SPAK që lidhen me lëvizje financiare të dyshimta të vëllait dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, të cilat ngrejnë dyshime për përfshirje në pastrim parash.
Arbër Veliaj ka nënshkruar një kontratë prej 300 mijë eurosh për të siguruar shërbime këshillimi ligjor për Erion Veliaj nga një studio amerikane, ndërkohë që ndaj tij nuk është ngritur ende ndonjë akuzë.
Materialet e SPAK tregojnë gjithashtu se ai ka qenë i përfshirë në menaxhimin e fushatës mediatike dhe në koordinimin e përfaqësuesve ligjorë ndërkombëtarë gjatë kohës që Erion Veliaj ndodhej në paraburgim./Versus.al
View this post on Instagram