AKTUALITET /

'Vota e diasporës, një arritje për demokracinë shqiptare'/ Misioni i OSBE-ODHIR vlerëson rolin e SPAK në hetimin e korrupsionit zgjedhor

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR e vlerësuan procesin zgjedhor si përgjithësi të qetë, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur SPAK-u në hetimet për krimet zgjedhore.

Shkruar nga Versus

'Vota e diasporës, një arritje për demokracinë

Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR ka komentuar sot procesin zgjedhor të 11 majit në Shqipëri përmes një deklarate për mediat.

Gjatë konferencës, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR e vlerësuan procesin zgjedhor si përgjithësi të qetë, duke theksuar edhe rolin e rëndësishëm që ka luajtur SPAK-u në hetimet për krimet zgjedhore.

Sipas OSBE, SPAK ka pasur një ndikim pozitiv, pasi, përveç ndjekjeve penale, ka funksionuar edhe si faktor frenues ndaj krimeve zgjedhore.

Po ashtu, OSBE shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me parlamentin dhe me forcat politike që do të dalin nga zgjedhjet. Në fund, ata theksuan arritjen e rëndësishme të mundësisë së votës së diasporës, duke e konsideruar këtë një zhvillim të rëndësishëm për forcimin e demokracisë shqiptare.

"SPAK ka luajtur rol pozitiv në hetimin e krimeve zgjedhore. Por, u pa se pati gjithashtu edhe një efekt të mundshëm frenimi të krimeve zgjedhore. Jemi të gatshëm që të punojmë ngushtë me parlamentin dhe forcave që do të zgjidhen për interesin më të mirë të popullit shqiptar. Vota e diasporës është një arritje për demokracinë shqiptare.", tha përfaqësuesi i OSBE. 

Poll