AKTUALITET /

VIDEO/ Zjarri përfshin sipërfaqe toke në Elbasan! Flakët rrezikojnë banesat, dëgjohen dhe shpërthime

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Zjarri përfshin sipërfaqe toke në Elbasan! Flakët

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në një sipërfaqe toke pranë unazës jugore të qytetit të Elbasanit, duke mobilizuar menjëherë forcat zjarrfikëse dhe Policinë e Shtetit.

Gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, efektivët e zjarrfikëses kanë dëgjuar disa shpërthime, të cilat, sipas të dhënave paraprake, ngjanin me plasjen e fishekëve. Ende nuk dihet burimi i tyre dhe autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo rrezik për banorët dhe kalimtarët.

Nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit vijojnë punën për neutralizimin e plotë të flakëve.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, si dhe për të verifikuar origjinën e shpërthimeve të dëgjuara gjatë operacionit./Versus.al

 

Poll