BOTA /

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

Ukraina është e varur nga ndihmat e huaja financiare. Bashkimi Europian i transferoi tani edhe 2,8 miliardë euro të tjera.

Shkruar nga Versus

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

Bashkimi Europian i transferoi Ukrainës një këst të ri ndihme financiare me një vlerë afro 2,8 miliardë euro. "Shpejtësia dhe angazhimi i Ukrainës në zbatimin e reformave të rëndësishme e kanë justifikuar këtë pagesë”, deklaroi komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, tha se fondet do të përdoren për financimin e shpenzimeve më të rëndësishme shtetërore, përfshirë sektorin social dhe atë humanitar.

Sipas Komisionit Europian kjo është pagesa e shtatë në kuadër të të ashtuquajturit instrument financiar Ukraine Facility. Përmes këtij mekanizmi financimi deri në fund të vitit 2027 Ukraina mund të përfitojë deri në 50 miliardë euro.

Ndihmat e mëtejshme pas ndryshimit në Hungari
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022 Bashkimi Europian dhe shtetet e tij anëtare kanë premtuar ndihma me vlerë gati 205 miliardë euro për Ukrainën. Këto përfshijnë mbështetje ushtarake dhe financiare, si dhe ndihmë për refugjatët.

Nga kjo shumë 3,8 miliardë euro janë siguruar nga të ardhurat e krijuara prej administrimit të aseteve të ngrira ruse. Që nga momenti kur në Hungari ka ardhur në pushtet një qeveri e re, janë zhbllokuar disa pengesa. Pas ndryshimit të qëndrimit të Hungarisë është miratuar edhe kredia prej 90 miliardë eurosh dhe po lirohen gjithashtu fonde nga burime të tjera financimi.

Edhe ministrat e Mbrojtjes të vendeve të BE-së po diskutojnë për ndihma ushtarake për Ukrainën. DW

Poll