
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Meksikë, ku një 27-vjeçare është ekzekutuar me armë zjarri brenda banesës së saj, në rrethana që autoritetet i cilësojnë si një vrasje të ftohtë.
Viktima, Carolina Flores Gomez, u qëllua me gjashtë plumba në apartamentin e saj, ndërkohë që në shtëpi ndodheshin edhe djali i saj, partneri dhe foshnja 8-muajshe e çiftit, një skenë që e bën krimin edhe më dramatik.
Si autore e dyshuar është shpallur Erika Herrera, 63 vjeç, vjehrra e viktimës, e cila aktualisht është në arrati dhe kërkohet nga autoritetet.
Sipas hetimeve paraprake, gjithçka nisi nga një debat mes dy grave. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet para tragjedisë: e dyshuara i kërkon një shishe ujë viktimës, e cila shkon drejt kuzhinës dhe pak sekonda më pas dëgjohen të shtënat fatale.
Pas krimit, 63-vjeçarja dyshohet se është larguar me gjakftohtësi nga banesa, duke marrë sendet personale dhe duke thirrur një taksi për t’u zhdukur nga vendngjarja.
Më pas, sipas mediave meksikane, ajo është takuar me djalin e saj, Alejandro Herrera, i cili mbante në krah foshnjën 8-muajshe. Në atë moment, ajo dyshohet të ketë thënë: “Më zemëroi… je i imi, të vodhi.”
Autoritetet vijojnë kërkimet intensive për arrestimin e saj, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të hapura.
????????JUST IN: Footage has been released of former Miss Universe Carolina Gomez getting killed by her mother-in-law who carried out the murder while appearing calm and calculated.
The mother-in-law allegedly killed her because she viewed her as competition to her son. The… pic.twitter.com/tGTnAee8W3
— Dom Lucre | Stealer of Narratives (@dom_lucre) April 24, 2026

