BOTA /

Themeluesi milioner i Asos gjendet i vdekur në Tajlandë, rënie misterioze nga ballkoni

58-vjeçari raportohet se ka rënë nga kati i 17-të i apartamentit të tij në Pattaya, një destinacion i njohur turistik, të premten. 58-vjeçari raportohet se ka rënë nga kati i 17-të i apartamentit të tij në Pattaya, një destinacion i njohur turistik, të premten, 20 shkurt.

Shkruar nga Versus

Themeluesi milioner i Asos gjendet i vdekur në Tajlandë, rënie

Quentin Griffiths, një nga bashkëthemeluesit e gjigantit të modës Asos, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga ballkoni i një ndërtese të lartë në Tajlandë.

58-vjeçari raportohet se ka rënë nga kati i 17-të i apartamentit të tij në Pattaya, një destinacion i njohur turistik, të premten, 20 shkurt.

Rrethanat e vdekjes së Griffiths mbeten të paqarta, ndërsa një burim pranë familjes është shprehur  për median britanike 'The Sun' se rënia e tij nga ballkoni ishte një "mister i vërtetë".

Autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së tij, megjithëse kjo mund të zgjasë disa muaj.

Vdekja e Griffiths vjen pas një mosmarrëveshjeje financiare me ish-gruan e tij.

Ai u arrestua vitin e kaluar pasi ish-gruaja e tij pretendoi se ai kishte falsifikuar dokumente për të shitur tokën dhe aksionet e kompanisë pa pëlqimin e saj./Versus.al

Poll