BOTA /

Tragjike/ Babai vret me thikë djalin 17-vjeçar dhe më pas i merr jetën vetes

Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri.

Shkruar nga Versus

Tragjike/ Babai vret me thikë djalin 17-vjeçar dhe më pas i

Një ngjarje e rëndë tronditi të martën fshatin Oltra, në komunën Lamon të Italisë.

Rreth orës 17:00, fqinjët dëgjuan të shtëna dhe lajmëruan autoritetet, të cilat gjetën të pajetë babain 50-vjeçar, Vladislav Gaio dhe djalin e tij 17-vjeçar, Riccardo, shkruan Rai.

Sipas hetimeve paraprake, Gaio e goditi djalin me thikë dhe më pas u vetëvra me armë zjarri. Në banesë jetonin edhe bashkëshortja dhe vajza e vogël e çiftit, të cilat ndodhen të sigurta.


Ngjarja po hetohet nga autoritetet vendase.

Tags:

vrasje itali

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: