
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani është përgjegjës për rrëzimin e një helikopteri amerikan Apache mbi Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme të transportit detar në botë.
Sipas Trump, helikopteri ishte në mision patrullimi kur u godit, ndërsa në bord ndodheshin dy pilotë që, siç tha ai, kanë mbetur “të sigurt dhe të padëmtuar”.
“Jam informuar nga ushtria jonë e madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë Apache gjatë patrullimit mbi Ngushticën e Hormuzit. Dy pilotët janë të sigurt dhe të palënduar, por Shtetet e Bashkuara duhet të përgjigjen ndaj këtij sulmi”, u shpreh Trump përmes rrjeteve sociale.
Ngjarja vjen në një kontekst tensionesh të vazhdueshme mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran, të cilat javët e fundit kanë shkëmbyer sulme të kufizuara ndaj objektivave ushtarake në rajon, përfshirë dronë dhe baza ushtarake.
Sipas deklaratave zyrtare të raportuara më herët, palët kanë shkëmbyer goditje të ndërsjella, por pa çuar deri tani në prishjen e plotë të marrëveshjeve ekzistuese të uljes së tensioneve.

