BOTA /

VIDEO/ ‘Je reporter i tmerrshëm’, Trump përplaset me gazetarin që e pyeti për avionin e Katarit: Dil prej këtu!

Shkruar nga Versus

VIDEO/ ‘Je reporter i tmerrshëm’, Trump përplaset me

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka patur një përplasje me gazetarin e ‘NBC Neës’ i cili e pyeti lidhur me një avion të dhuruar nga Katari për forcat ajrore amerikane.

Trump e quajti gazetarin ‘një reporter të tmerrshëm’ duke shtuar se pyetja e tij nuk ka asnjë lidhje me temën që po diskutohej me presidentin e Afrikës së Jugut. Ndërsa më pas i kërkoi që të dilte jashtë takimit që po mbahej në zyrën ovale.

Gazetari: Zoti president, Pentagoni njoftoi se do të marrë dhurat një avion nga Katari që do të përdoret nga forcat ajrore.

Trump: Për çfarë po flet? Ti duhet të dalësh që këtu, çfarë ka të bëjë kjo me avionin e Katarit. Ata u dhanë forcave ajrore të SHBA-së një avion dhe është një gjë e mirë. Ne po flasim për gjëra të tjera dhe po mundohesh të heqësh mendjen nga tema. Je një reporter i tmerrshëm. Nuk ke atë që duhet për të qenë reporter.  Emri i tij është Piter a diçka, ai është një reporter i tmerrshëm. Qetësi, qetësi, qetësi! Versus.al

 

 

Poll