EKONOMI & MJEDIS /

Regjistrime rekord në qershor, në Shqipëri qarkullojnë mbi 1.1 mln automjete. Kryesojnë importet nga Kina dhe Koreja

ër 6 mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

Shkruar nga Versus

Regjistrime rekord në qershor, në Shqipëri qarkullojnë mbi

Mbi 1.1 milionë automjete qarkullojnë sot në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPTSHRR) tregojnë se në qershor u regjistruan për herë të parë 9,915 euromjete të reja, që është niveli më i lartë për këtë vit, duke iu afruar kufirit të 10 mijë automjeteve.

Për të gjithë 6 mujorin, janë regjistruar për herë të parë gati 49 mijë mjete, më rritje prej 3% në krahasim me janar-qershor 2025. Ky është niveli i dytë më i lartë, pas 6 mujorit 2024, që mban rekordin historik me 50.3 mijë mjete. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, në fund të qershorit, në vend qarkullonin gati 1.1 milionë automjete.

Koreja e Jugut është prej të paktën tre vitesh tregu kryesor ku shqiptarët po blejnë automjetetet. Për 6 mujorin e parë të vitit, 25% e mjeteve të regjistruara për herë të parë, ose 12.3 mijë e kishin origjinën nga Koreja e Jugut.

Arsyeja lidhet me çmimet më të lira të mjeteve në shtetin e largët, që vitet e fundit është bërë një nga eksportuesit më të mëdhenj të makinave të përdorura, pasi çdo vit prodhon mbi 4 milionë automjete, ndërsa miliona makina të përdorura dalin në treg si rezultat i zëvendësimit të shpeshtë me modele të reja. Falë mirëmbajtjes së mirë, kontrolleve teknike dhe rrjetit efikas të porteve, këto automjete eksportohen në dhjetëra vende të botës.

Edhe Kina po rezulton një destinacion i rëndësishëm, i ndikuar kryesisht nga interesi në rritje për makinat elektrike. Për periudhën janar-qershor, 17% e mjeteve ose rreth 8.2 mijë ishin nga Kina. Më pas vijojnë tregjet tradicionale si Gjermania (5837), apo Italia (5650). Për të gjithë 6 mujorin, rreth 20 mijë automjete të regjistruara për herë të parë, ose 42% e totalit erdhën nga Koreja e Jugut dhe nga Kina.

Bie interesi për makinat elektrike

Pavarësisht rritjes së regjistrimeve të reja në qershor, numri i makinave elektrike që hynë për herë të parë në qarkullim ishte më i ulëti i këtij viti, me vetëm 775 të tilla, kur në mars ishte arritur rekordi me gati 1300. Gjithsesi për 6 mujorin, numri i mjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë ishte rreth 5700, ose 3.4 herë më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke përbërë 11.7% të totalit të mjeteve që filluan të qarkullonin për herë të parë në vend.

Volkswagen dhe Benz vijojnë të jenë mjetet më të preferuara, BYD ngjitet në vend të katërt

Në 6 muajt e parë të vitit, gati 8 mijë autovetura që hynë në qarkullim ishin të markës Volkswagen, që prej disa vitesh i ka marrë fronin benz mercedes. Ky i fundit është në vend të dytë me rreth 7 mijë mjete, i ndjekur nga Audi me gati 4.8 mijë. Marka kineze BYD, e cila është bërë e preferuar së fundmi për shkak të kursimit si mjet elektrike, me origjinë nga Kina është ngjitur me shpejtësi, duke u renditur në vend të katërt për 6 mujorin, me gati 3.9 mijë mjete të regjistruara./Monitor

Poll