MAGAZINË /

Skandal r*cist në RTSH: Hygerta Sako dhe të ftuarit tallen me lojtarin e Burrelit! Reagon Klubi!

Një moment skandaloz është regjistruar në studion e sportit të Radio Televizionit Shqiptar, ku moderatorja Hygerta Sako dhe të ftuarit e saj u tallën hapur me lojtarin e Burrelit, Arnold Kwaku Siaw.

Shkruar nga Versus
Skandal r*cist në RTSH: Hygerta Sako dhe të ftuarit tallen me lojtarin
Momente nga studioja

Një moment skandaloz është regjistruar në studion e sportit të Radio Televizionit Shqiptar, ku moderatorja Hygerta Sako dhe të ftuarit e saj u tallën hapur me lojtarin e Burrelit, Arnold Kwaku Siaw.

Sjellja e tyre është përshkruar si një akt i pastër racizmi, ndaj një lojtari që sapo ishte shpallur lojtari i ndeshjes së së dielës, ku Burreli triumfoi në shtëpi ndaj Pogradecit në javën e 11-të të Kategorisë së Parë.

Në fillim, Sako i thotë gazetarit në terren se nuk mund të shqiptonte dot emrin e lojtarit, ndërsa më pas studio u mbush me të qeshura, duke e kthyer situatën në një spektakël të turpshëm absurd.

"Faleminderit RTSH-së që në momentet e fundit e zbuloi [portretin e lojtarit] sepse dukej si rrëfimet e atyre njerëzve që nuk duan të flasin", tha Gert Haxhiu një nga panelistët në studio.

Ndërsa moderatorja teksa nuk mban dot të qeshurën shprehet:

“Erkand, thashë po ia lë Erkandit të thotë emrin, se unë e kisha të vështirë për ta lexuar…. Nuk po e komplikojmë më shumë situatën, dhe nuk kemi pyetje (vazhdon të qeshë)”, ndërkohë që vazhdon ‘kishte probleme ledi…”

Reagimi ndaj këtij episodi nuk vonoi.

Faqja zyrtare e KF Burrel në Instagram e dënoi ashpër ngjarjen, duke e cilësuar si një akt turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit të tyre.

Klubi thekson se Arnold Kwaku Siaw po përfaqëson me profesionalizëm dhe përulësi qytetin e Burrelit dhe meriton respekt të plotë, jo tallje raciste në ekranin televiziv.

"Në një emision televiziv sportiv, u bë një akt i turpshëm bullizmi dhe talljeje ndaj lojtarit tonë Siaw, i cili me profesionalizëm e përulësi po përfaqëson me nder Burrelin."/Versus.al

Poll