POLITIKË /

Begaj liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni shërbeu vetëm dy vite

Shkruar nga Versus

Begaj liron nga detyra ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Ilir

Presidenti Bajram Begaj nxori ditën e sotme dekretin për lirimin nga detyra të Ambasadorit Ilir Gjoni, nga misioni i tij në NATO.

Ambasadori Ilir Gjoni u emërua në krye të misionit të Shqipërisë në NATO dy vite më parë, pas një karriere të gjatë në institucionet qeveritare. Për shumë vite, ka shërbyer si diplomat karriere në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nuk dihet arsyeja për lirimin nga detyra të Gjonit, pasi në njoftim shpjegohet vetëm që është propozim i Edi Ramës dhe Begaj ka firmosur lirimin nga detyra të ambasadorit tonë në NATO.

DEKRET PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Zoti Ilir Gjoni lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Poll