MAGAZINË /

A janë martuar fshehurazi? Brikena dhe Mateo sqarojnë aludimet për marrëdhënien e tyre

Shkruar nga Versus

A janë martuar fshehurazi? Brikena dhe Mateo sqarojnë aludimet

Ish-banorët e Big Brother VIP 5, Brikena Selmani dhe Mateo Borri të cilët ishin njëri prej çifteve të këtij sezoni, u panë në jurinë e emisionit "She's on Top" ku tërhoqën vëmendjen e publikuar lidhur me dyshimet për një ceremoni sekrete martesore. 

Dy unazat me diamant që Brikena mbante në dorë, ngrën menjëherë dyshime dhe aludime për një martesë të mundshme të fshehtë mes tyre. Moderatorja Sara Gjordeni nuk hezitoi t’i pyeste drejtpërdrejt nëse çifti kishte vendosur të martohej larg syrit të publikut.

Mateo tha se njëra prej unazave ishte dhuratë nga ai, ndërsa tjetra ishte një dhuratë familjare për Brikenën. Deklarata e tij duket se uli disi dyshimet për një ceremoni sekrete.

Ndërsa Brikena zgjodhi ta marrë situatën me humor. Ajo u shpreh me ironi se, nëse një dasmë do të ndodhë në të ardhmen, atëherë Sara Gjordeni dhe Bardhi do të jenë padyshim mes të ftuarve.

“Ti dhe Bardhi do të jeni patjetër të ftuar në dasmën tonë”, iu përgjigj Brikena Sarës. Versus.al

Poll