Një ngjarje e papritur ka shkaktuar shqetësim te fansat e çiftit të njohur të muzikës popullore, Rita Haziri dhe Fidan Gashi, të cilët janë përfshirë në një aksident trafiku në Kosovë.
Sipas mediave ne Kosove, përplasja ka ndodhur në një nga akset rrugore kryesore të vendit, ndërsa fatmirësisht, ngjarja nuk ka pasur pasoja të rënda.
Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se të dy artistët kanë dalë nga automjeti pa lëndime serioze dhe janë transportuar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore rutinë.
Pas ekzaminimeve, mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe se janë lënë të lirë.
Pas incidentit, Rita dhe Fidani janë shfaqur në rrjetet sociale me një reagim të përbashkët, ku kanë qetësuar publikun dhe ndjekësit e tyre të shumtë. “Jemi mirë, gjithçka është në rregull. Faleminderit për kujdesin dhe dashurinë që na keni treguar,”- kanë shkruar ata.

