MAGAZINË /

"Bëra 200 kilometra për ty", ish-banori i zhgënjyer nga Brikena që nuk e përmendi për ta ftuar në dasmë

Shkruar nga Versus

"Bëra 200 kilometra për ty", ish-banori i zhgënjyer nga

Mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, Mateo dhe Brikena do martohen, ashtu siç është bërë traditë edhe me çiftet e mëparshme. 

Pasi Vëllai i Madh u njoftoi se dasma do të mbahet mbrëmjen e sotme, dy banorët menjëherë nisën përgatitjen e ftesave.

Të dy shprehën dëshirën që në ceremoninë e tyre të jenë të pranishëm edhe ish-banorët e këtij edicioni. Fillimisht Brikena përmendi vetëm emrin e Kristit më pas shprehu dëshirën të ishin të gjithë. Mateo përmendi mes të tjerëve edhe Ilir Vrenozin. Ky i fundit reagoi i zhgënjyer për faktin se Brikena nuk e përmendi emrin e tij pavarësisht se ai kishte udhëtuar për t'i dhënë forcë.

"Sot eshte dasma e Brikenes e Mateos, me beri pershtypje Brikena kur tha ne krah dua te kem Kristin, Iliri e mbeshteti si brenda si jashte, e bera 200 kilometra vetem ta uroja e ti jepja forcë, Kristi ska levizur gishtin per te mbeshtetur Brikenen nga jashte , ajo thote dua Kristin ne krahë.... jam mesuar me zhgenjime ska asgje jo ... te trashegoheni o bir"-shkroi Vrenozi. Versus.al

 

Poll