
Brikena Selmani, ish-banorja e cila nuk arriti ta tregonte linjën e saj të jetës brenda Big Brother, ka folur për këtë pjesë teksa ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra.
Ndërsa për pjesëmarrjen e saj në BBV, ajo tha se vërtetë nuk doli si fituese, por si kryefjalë.
“Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek. Kam lindur në vitin 2000, kam qenë gëzimi i parë i familjes. Në vitin 2015 kam shkuar në Kosovë për të jetuar me gjyshen time. Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se e prindërve. Dy vite të fundit që kisha cekur si të rëndësishëm janë vitet 2025 dhe 2026. Ky vit më bëri të futem në BIG Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë"- u shpreh Brikena e cila rrëfeu se i kishte ardhur keq që doli para Rogertit. Versus.al

